Të puth, Flamur,
I lyer me gjak
N' furtuna e rrebeshe
Prore je përflakë
Bij dhe bija nënash
Në ty u betuan
Sa e sa dëshmorë
Me ty u mbuluan
Prore nëpër breza
Do t'lartësohesh n' qiell
Çmimi yt është gjaku
Pasha dritë e diell
Flamur, të puth dua
E të mbaj në duar
Të nderon poeti
Me zemër t'flakëruar