Fati gjithënjë me mua
Kjo nuk shkon me zor
Fati më ka buzëqeshur
Babin ta kisha profesor
Edhe në shkollë prore
Isha disi i privilegjuar
Në nota dhe mungesa
Isha shumë i dalluar
Por nuk e kisha ditur
Edhe një fakt tjetër
Babi nuk kishte qenë
Profesor edhe në letër
Kurrë në jetën time
Mendja nuk më ka shkuar
Me babain-profesorin
Bashk kemi me diplomuar
Njëri me shumë punë
E tjetri besa me pare
Tani në shtëpi kemi
Dy diploma universitare