Polici:
Përshëndetje i nderuar
Vërtet unë e kam obligim
M,i jep dokumentet e juaja
Vetëm për një verifikim
Shoferi:
Përshëndetje edhe për ty
Edhe unë një pyetje e kam
Pse mi kërkoni dokumentet
A e dini ju, djali i kujt jam
Polici:
Djali i kujt jeni ju zotëri
Unë fare për këtë nuk e rruaj
Këtë përgjegje ta kërkoni
Jo nga unë, por nga nëna e juaj
Shoferi:
Ke kujdes o zotëri i nderuar
Mos më krijo kriza mendore
Ti nuk e di me kë keni punë
Të qoj në komisione hetimore
Polici:
Kjo është një e drejtë e juaja
Për mua çka të duash shkruani
Ja urdhëroni tiketën me gjobë
Në bankë mundeni ta paguani
Shoferi:
Me këto dënime të lodhta
Mua nuk ma ninë fare leshi
Për dy -tre ditë të plota
Ty nga uniforma të zdeshi