Burrështetasit të Dardanisë – Ibrahim Rugovës

Kultura

Burrështetasit të Dardanisë – Ibrahim Rugovës

Nga: Shepresa Zurnaci Më: 12 korrik 2022 Në ora: 19:51
Shepresa Zurnaci

Njeri me vlera të mëdha

Human e solidar

Me mençuri luftove

Pa dëmtuar askënd

I qëndrove armikut përballë

Me vepra e ideal

I pa mposhtur mbrojte vendin tënd

Dhe i mbete besnik o margaritar

Çdo varg të shkruar e thurra për ty

Me lapsin tim blu i ujdis disi ca fjaleë

Janë të pakta dhe s`ka tjetër si ty

I dashur human e me identitet

Udhëtove nëpër botë të na njohin si shtet

Ca në Amerikeë e në vende të ndryshme

Asnjëherë su dridhe e nuk ju pate frikën

Sot mburremi me ty njeri heroik

Kur e more fjalën e trondite Sërbinë

S’luftove me tanka e as me armë

Por me armën tënde

Më të fuqishmën pendë

E dije së si e mposhte vallë

Legjendat s'vdesin kurrë

Por ato kujtohen me plot dashuri

Pranë lapidarit tënd të përkulemi

Të nderojmë gjithnjë Lavdi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat