Mos më ndiq më pas si hije
Se tashmë nuk të ka më hije
Ti vallëzon në një botë të re
Unë endem mbi të njëjtën re`
Herë e bardhë e herë gri
Herë zemër mbushur, derdhshi
Herë ndrin më fort se hëna
Herë mbyll sytë e si meteor bije
Sonte nuk di ku ëndrra shtrihet
Ndoshta tek ty e jo nuk ndihet
Thuase kërkon diku të fshihet ?!
Oh jo aspak
Ëndrra ime nuk njeh jo, cak!
Përse hesht ti natë e errët
Nuk tregon ku endet ëndrra vello
Ndoshta po fle, ndoshta rri zgjuar
Ndoshta me verën e vjetër ngre dolli, Gëzuar ?!
Mos më ndiq më nga pas
Tashmë dhe guri sa nuk plas
Nuk duron dot peshën e mallit
Që rritet e rritet
Ja kalon përshtat edhe malit.
Rashel Solomon
Jul/15/2022