Nëpër shekuj kemi përjetuar shtërngata
Por e kemi pasur të madhe dashurinë
Shumë vite ecëm nëpër heshta e shpata
E mbi telat me gjemba treguam trimërinë.
Kurrë s`jemi penduar për plugun e arës
Edhe të pëgjakur kemi kërkuar lirinë
Në Panormën më të bukur të Himarës
Ushton zhurma që sjell stuhinë.
Ti tepelenasi i ri me mjekërr
Ti korife i mençur i Delvinës
Ti derben Ali Pashë i Prevezës
Ti plaku i detit në ishullin e Janinës.
Muret me bedena u rezistuan shekujve
Kujtimet përvëluese nuk u zbehën asnjëherë
Emri yt pikturohet në bëmat e legjendave
Në kalanë e Porto Palermos mbete në kujtesë
Zëri akoma përplaset mes mureve të lashtë
Rrugët marrin trokun e kalit me ngjarje.
Mallkuar hijet e tradhëtisë në vitet që lamë
Pabesia të mos na trazojë heshtjen makabre.
Ti nuk vdiqe ne Janinë
Akoma jeton i gjallë atje në Tepelenë
E pas kurrë nuk jemi kthyer
O kohë me lukuni lugetërish të krisur
Oshëtijnë mes gryke trokëllima e kuajve
Rigon egër mbi shkrepat e thepisur