Kosovë, gjaku e xhani im
U kalle, u dogje pakngapak
Por si feniksi u ringjalle
U ngrite nga zjarri bublak
Dëshmorët të quajtën nënë
Gjakun e jetën për ty e falën
E tradhtarët- njerëzit më të ligj
Pas shpine ta futën thikën, kamën
K'to varre stolisur me lule
Lapidaret n'çdo cep kurdoherë
Tregojnë se ti kurrë s'u përule
Plisbardhë me kokë n'qiell përherë
Në t'acartit dimra të mëdhenj
E në t'trëndafiltat pranvera të buta
Bijtë e tu porsi vërshimë përrenjsh
Të dolën zot prore me martina e huta
Martire, moj nënë ishe gjatë furtunash
Ti je koka dhe njëri krah i shqiponjës
Ti je varr armiqsh e spiunash
Je kopsht lulëkuqesh i dheut arbëror
Kosovë-dashuria ime e pambaruar
Dhembja dhe plaga e trazuar