Ecja unë
zgjatej hija
unë mbështetesha
në tri këmbët e mia
(dy të leme, një të bleme!)
hija me tha
nuk do të me shohësh më!
një zë i paktë i djallit
me pëshpëriti në vesh
derisa isha në gjumë
të thellë pleqërie, me tha
jo, jo, do të jetosh
u mbështoll me pelerinë
të zezë futë
dhe u zhduk në natë...