Si zogjtë me flatra të nxituara
Ikin dikund largë
Atje ku rrugët pështjellohen
E brengat shtohen,
S’është kohë e ikjeve
Si dikur tinëz natën e mallkuar
Ku hijet përzihen
Shpresa të errëta duke bëluar.
Përse e gjithë kjo ikje
Nga trojet e vjetra stërgjyshore
Kjo rini e mrekullueshme
Si koshere blete e ç’frenuar,
Gjithë dashuria më vjen
Për ju kur ju shoh duarngjitur
Sa herë jam i pikëlluar
Kur kujtoj se dikund keni ikur.