Atje shkove me
buzeqeshjet e mshehura
të loteve në sy
që kurr tharje nuk gjeten
bashk me ty,
duke kerkuar
përpara e pas Lumit
vetvehten vetem
tek heshtja e jote -
dhe më në fund
Ali te morri Lumi.
Atje irisin
ta morren
vargjet e tua
mbuluar plot
me hijen e mbrritjes
së shkuarjes në pakthim,
me gjakun e Kosovës
që nuk ia fale dot askujt
përveq Diellit në Perendim.
Ali shkove te Lumi a?
Po Lumi ishte bashk
gjithmonë me ty.
Lum-Lumi
në rrahjet e zemres sate
në shkronjat e tua,
Lumi në vargjet,
Lumi në poezitë tua,
Lumi në prozën tënde.
Lumi krenari
e fillimit tënd deri
edhe në amshim.
Lumit ia fale
uljen e ngritjen
e fundit te toraksit
largë shum largë
atje ku Dielli
bjen në gjum me Dashurine
e Hëna i përgëdhelë ëndrrat
shpresë e dheut të lehtë
edhe mbi trupin tënd
të prerë në parajse.
Ali shkove te Lumi.