Prindërit tanë që dikur, jo me fajin e tyre
ishin vërtetë të shkelur, të lan anash e të pa arsimuar
Të varfër, por të dashur edhe se të pa shkolluar
Mirë por, ishin të ndershëm, të afërt dhe shumë fisnik
Ishin të pa djallëzuar, me dinjitet jo të dalë si sot
Dhe me botën e tërë krejtësisht të izoluar!...
Prandaj shumica e tyre, ishin të ndershëm e besnikë
Nuk kishin asgjë, por Ata mbijetonin disi vështirë
Kjo nuk u bënte fare përshtypje, këtë e dëshmonin
pasi që vet thoshin: “Gati të njëjtë ishim, të gjithë mirë!”
Nuk kishin as ushqim të mjaftuar që të hanin në sofër
çka të mbathnin, të shtronin, dhe çka të visheshin
Shpesh herë për mbathje, mbathnin edhe opinga;
nga lëkura tyre e regjur dhe e dergjur që kishin
Ruanin dhe mbronin me çdo kusht familjen
Ndonëse, miqësinë e krijonin fisnikërisht e besnikërisht
dhe e ruanin deri në fund të jetës së tyre sinqerisht
Ndonëse këtë miqësi, Ata nuk bënin e nuk e mbanin thjesht
Me anën e interesave, të dallavereve e të intrigave
Ngaqë ishte kohë shumë e vështirë, që të mbijetohej atëherë
Mirë por, përsëri luftohej, punohej e sakrifikohej,
për jetë të jetës, të fëmijëve të tyre, të vetë mbijetesës
Punohej me sinqeritet të madh, me mund, gjak e djersë!
Ngase lufta për jetë a vdekje?, ishte shumë e vështirë
Kundër të këqijave e zullumeve të mëdha që ju bëheshin...
Nga të ashtuquajturave e atyre, shtriganëve e shtrigave
Në dëm e kundër tyre, që të jetonin të lirë e disi ma mirë!...
Xh.H.