Jemi popull i pafajshëm
Kemi vuajtur shumë
Na kanë vra e na kanë djegur
Fëmijët n'djep n'zjarr na i kanë pjekur
Përseri n'a kërcënojnë
Herë me fjalë
Dhe herë me armë
A e dini çka thonë t'mjertë
Vendin kund skem për t'iau lënë,
Kaninibal janë
N'vend t'bukës
Mish njeriu hanë.
Thonë "Jem ushtarë t'Millosheviqit
Djemë fashista t'Çubrilloviqit
Stërnipër gjakpirësa
T'qtenikut Drazha Mihajlloviqit.
Mbeturina t'nazizmit"
Kanë harruar këta t'mjerë
Iu është shndêrruar shpirti n'ferr
Me kêtë zëmër t'mykt që kanë
Kurrë nga ferri skanë për t'dalur...
Pa i pranuar krimet e llahtarshme
Ndaj një populli t'pafajshëm.
Nuk guxojmë t'ju besojmë
Janë ata që na helmuanë
Njerztë n'rrugë
E nxësit n'shkollë
Këtë krim makabër
Kundër nesh
As një herë s'do ta harrojnë
Këtë histori e dëshmon.
Nga mesjeta
E gjerë me sot.