Sa herë prishet moti
Fillon me ra shi,
Banorët e Tërnocit
Mbyllen në shtëpi!
Jo se i kanë frikën
Reshjeve me turbullirë,
Por, nga ndotja e ajrit
Që erëmon qelbësirë!
Kur përzihen bashkë
Ujërat johigjienike,
Kundërmon katundi
Si një banjë publike!
Nga erë e pakëndshme
Mbase s’është çudi,
Burrat me mustaqe
T’m’shtillen me shami!
Rrugës nga “Madeni”
Shtrihen rreth e qark,
Lloj-lloj mbeturinash
Me qenë endacakë!
Edhe pse liderët
Kanë pushtet lokal,
Tërnoci është kthyer
Në një vend moçal!
Shkurt, s’u ha palla
Ata janë hundëlesh,
Për punët e fshatit
Nuk mërziten shpesh!