Edhe sivjet, si viteve të tjera, tanimë është bërë traditë mbajtja e Panairit të Librit në qytetin e Ferizajt.
Nisur nga kjo e enjte për tri ditë me radhë, panairi do të jetë i hapur duke sjellur librat më të kërkuar nga lexuesit. Lloj llojshmëria e shkrimtarëve vendor dhe të huaj është e kënaqshme, kështu duket nga vizita që gazeta " Bota Sot" i bëri Panairit të Librit në Ferizaj.
Për të mësuar më shumë për pritshmëritë, atmosferën dhe interesimin e lexuesve, biseduam me udhëheqësinë e shtëpisë botuese "Beqir Musliu", z.Sabit Rrustemi, i cili ndër të tjera u zhpreh i kënaqur me organizimin e Panairit si dhe me pjesmarrjen e qytetarëve, ndonëse në kushte të vapës.
Edhe me disa shtëpi botuese shprehen të kënaqua me interesimin e qytetarēve, edhe pse presin më shumēviz itorë në vazhdim. Theksojmë se në këtë Panair marrin pjesë mbi 30 shtëpi botuese nga viset e ndryshme shqiptare.