Tokat shqiptare
Kosovë, Plavë e Guci
Medvegj, Preshevë
Qamëri e Tetovë
Do të bëhen bashkë
Vetëm atëherë
Kur princat shqiptarë
T'i qepin xhepat
Dhe t'i vënë n'shéërbim t'kombit
Edhe ato pak pasuri që kanë.
Për t'i bashkuar tokat
T'cilat me dhunë u ndanë
Nga armiqtë s'bashku
Edhe me ca tradhtarë shqiptarë
Njëri nga të cilët
Varrin e ka n'Kalamendan.
Me mbishkrimin në Epitaf
Esat Pashë Toptan,
Miku i Serbisë
Tradhtari Shqipërisë.
Me Esat Pashë Toptana
Si Edvin Rama,
Hajna dhe Rrahmana
Do t'kalojnë
Edhe shumë vite
Kombi nuk do t'bëhet bashkë
Tokat shqiptare
Mbesin t'ndara
Deri në zhdukjen përfundimisht
T'Esat pashë toptanave.