E përkëdhel butësisht në faqe
Si vesa e mëngjesit kur miklon luleborën
Ecën e ngjitet shtigjeve pa fund
Si gjeraqinë për të rrëmbyer kurorën.
Ajo dorë që gurgullimën lumit ia shton
E detit ia rrëmben kaltërsinë
Si spirancë ngulitet, me forcë vigane mbron
Shpërfaqet si engjëll për besnikërinë.
...