Gruaja e mëhallës
Me gjoks të shpluar
Kërkon peticionin
Për ta nënshkruar
Të gjitha shtëpitë
I viziton pa pritesë
Për gocat e reja
Kërkon mbulesë
Me gjysmë kanatiere
Kërthizën në fushë
Tre katër tatuazhe
Në gjoks e në gushë
Mbrëmjeve në kafene
E konsumon rakinë
Të nesërmen gocave
Ju propozon shaminë
Për shami e mbulesë
Zemra i digjet flakë
Prononcohet në media
Aktivistja dreq-plakë