Si dy anë të parasë ishte jeta e jonë
Ti na mësove të udhëtojmë kah e arta
Më ke pas thënë
Nëse shuhet lisi i kroit
Etja do ta pushton atë krua
Por edhe mua
Më ke pas thënë
Kam frikë nëse vargu s`do të shkruhet ma
Dhe ike në heshtjen që kurrë nuk i besoja
Vetëm unë i besova syve të dritës që na i fale
E sot me këta sy ndërtuam secili nga një kala
E kam ditur se do të rikthehesh
Sërish në Luigj Gurakuq
Më i gjetë gurët e djallit
Që gjuanin në dritën e syve
Për pak i shpëtuam vërbërimit të fjalës
Që na çelnikose në zemër
Sa fuqi mora kur e shikonim njëri-tjetrin në sy
Besa u bëra edhe hero i gjallë .
Në faqet e historisë u gjendëm ballë për ballë
Unë nxënësi yt e ti profesori im
Që të dështem më shumë mallë
Si dy anë të parasë ishte jeta e jonë
Ti na mësove të udhëtojmë kah e arta
Kam shumë më të kujtue profesori im
T'i kujtoj fjalët që ishin pêr ne hymn kombëtar
Buzëqeshjet me të cilat të veçonim
Kam shumë për të thënë sa asnjë lum s'do i zënë
Ferrin e Dantes e përballuam me fuqinë e diellit
Atëherë liria ishte gati më ardhë edhe tek ne
Erdhi së bashku me dritën që na fale profesor
Tani rri i qetë se ne do të hapërojmë lart e ma lart.