Lindem për t'jetuar
Në këtë botë madhështore
Lindem pa ditë ne
Se kur do t'shkojmë në varre
Erdhëm në ketë botë
Dhe filluam me u rritë
Nuk e dinim atëherë
Se çka është duke na pritë
Rrugëtimi në jetë
Kishte edhe fsheftësi
Ndonjëherë mirë e mirë
Ndonjëherë zi e ma zi
Tani sa u rritem
Që ta shijojmë jetën
Rrugëtuam e rrugëtuam
Për t'gjetur të vërtetën
Erdhi fundi i jetës
Pa ditur asgjë fare
Kaluam në tjetër botë
Sikur të bëjmë hajgare
Falë perëndisë
Që na ka në dorë
Nëse do të dinim kur vdesim
Ishim bërë të gjithë horë
Vdekja nuk ka hile
I ri apo i vjetër
Duhet ta pranojmë
Edhe atë botën tjetër.
11, 8, 2022 Burojë.
NIPAT TË GJYSHI
Nipat shkojnë të gjyshi
Me plotë dëshirë
Duke folë nder veti
Gjyshin e kem të mire
Po sa mbërrijnë të dera
Trokasin menjëherë
Hapna derën gjysh
Se erdhem për nderë
Sa më shpejt gjyshi
Ua hapë derën
Ejani djemt e mi
Se ma sjellët pranverën
Erdhen të dy nipat
Gjyshin e përqafojnë
Me lot për faqe
Gjyshën e kërkojnë
Babagjysh tregona
Ku është gjyshja jonë
Ah bre djemt e mi
Ndoshta vjen më vonë
Nipat me zë të lart
Thërrasin ku të kam gjyshe
Mbeten me lot nsy
Ska Në këtë botë më ndryshe.