„Arti është një çudi botërore qe e ushqen shpirtin me të bukurën kurse poezia është mbretresha e arteve“-thenje e vjetër. Kisha lexuar dikund në rrjetet sociale, para ca kohësh se e pa dritën e botimit përmbledhja poetike "Gjëmë e Nemë Lirie“
Ishte fillimi i muajt Djegagur ky muaj ku nëpër qytetet tona sjellë gjallëri të jashtëzakonshme vërrshimi i të rinjëve dhe te rejave nga mërgimi.
Zhurma e takave te vajzave mbi asfallt nuk e lan qytetin tim Pejën e bukur me fjetë deri në orët e para të mëngjesit,shoqruar me buzagaze e të rejave dhe biseda rinore në gjuhët e ndryshme europjane dhe botërore.
Ky muaj është pasuria e atdheut knaqësija e gjithë qytetarisë për vendorët edhe për mërgimtarët.
Qellimisht kërkova të takohëm me autorën e librit dhe ta pasuroj biblotekën time me një ekzemplar nga brumi i shpirtit të saj poetik.U gjenda në zyrën e punës të autorës mue me shoqeronte bashkëshortja e jetës kurse ajo gjendej e vetëm në vendin e punës.
Ishte një befasi e pa paralajmëruar vizita e jonë dhe pas një shtërngimi vëllazëror të duarve pa humbur kohë kaluam tek libri
Fatlum ëhtë njeriu i cili e trohon kohën dhe me një admirim të madh lexon brumin e artit të bukur .Të shkruash edhe pakë rreshta për veprimtarin e dikuit qe ka shkrirë die duke ndarë trohat e kohës për një qellim të caktuar të jetës është lumturi e madhe.
Megjithëate,privilegjin për të shkruar për një përshtypje të thukët poetike e pata unë pas shfletimit poetik të përmbledhjës „Gjemë e Nemë Lirie“ të poetes shaljane nga Dardania Kumrie Avdyl Shala.
Ky muaj është pasuria e atdheut knaqësija e gjithë qytetarisë për vendorët edhe për mërgimtarët.
Qellimisht kërkova të takohëm me autorën e librit dhe ta pasuroj biblotekën time me një ekzemplar nga brumi i shpirtit të saj poetik.U gjenda në zyrën e punës të autorës mue me shoqeronte bashkëshortja e jetës kurse ajo gjendej e vetëm në vendin e punës.
një befasi e pa paralajmëruar vizita e jonë dhe pas një shtërngimi vëllazëror të duarve pa humbur kohë kaluam tek libri.
Nuk ka art nese ne te nuk trajtohët tema e tabanit kombëtar.Vargjet e poetës Shala,janë brumi i shpirtit të kësaj poete janë tabani iqe muza poetike ngjallët dhe gjethon shendrrohët në vargje e bin mbi letër e qe magjinë e fjalës e ben më shumë se një libër.
Poezia e saj tanimë është shtëpia e shpirtit është streha e ndiesive ku në te ngerthen heroizmi,gëzimi,qe shpesh kaperthehët me të bukurën e madhërishme por edhe me të
Trishtueshmen ku muzgu ka shkëlqimin e vet kurse agimi është gjithëmonë gjallëri kristalore.Poezia e poetës Shala,është një lirizëmi i shtrenjëtë kombëtar,është një lirikë që frymon për hirë të unit të saj.
i tabanit kombëtar dhe vllaga e përqafimit shekullor të Belles, me kreshtat e bardha të lavdisë i shtojnë madheshtinë kësaj xeherorje poetike.Shifet qartë se kjo dhunti arti nuk është e sotme por e trashëguar nga gjeni i gjinisë se familjar.Poezia e Kumrie Avdyl Shalës,i përngjan një kopshti botanik me lule qe po hyre ne te nuk din cila nga lulet është me e bukur se tjetra njashtu ngjajnë edhe poezitë e kesaj krijuese .
Vatra e ngrohët dhe carani në kullat e Dukagjinit,ku burrat bejnë llafe ne kulla e pinë duhan me llulla është shumë domethenëse,autorja i kendon lavdi dhe u thur vargje atyre qe kanë vetëm një datëlindje kurse vdekja herojt e kombit nuk i gjen kurrë ata janë të përjetshëm.
Poezitë e autorës Shala aty ketu përcillën edhe me nota pesimizmi si një uragan,çka është krejt normale te të gjithë poetet e kombit.
Besoi se brumi i saj poetik ka zanafillën diku atje ne bankat e shkollës fillore dhe tani kjo poete ka kapërcyer pragun e ngrehinës poetike sa të bukura aq edhe mahnitëse jo vetëm në deminsionin e botës se saj të intelektuale por edhe tradicionale e kombëtare. Ajo i thur lavdi luftës se UÇK-së dhe të lirisë se fituar me heroizëm mund gjak e sakrifica.Ju thur vargje shpirti të gjithë atyre qe me pushkë ne dorë dhe me heroizë të pa shoq i dolën zot atdheut.
Autorja në misterin e saj krijues të ben për veti,duke ta ofruar ngrohtësinë e saj shpirterore dhe e çmon tabanin kombëtar si çmohën shkronjat e Alfabetit si djepin i nënës dhe trungun e lashtë shaljan. Poezia e saj e firmos kredon e jetës se saj kulmon shpesh me gëzimet qe sjell jeta por është e përgaditur edhe për sfida.
Kjo mrekulli do të shtegton stazës maratonike duke mbajtur ritmin dhe duke na sjellur vargje të bukura si trashigimi e artit dhe e kulturës tonë, me një parathenje përmbajtesore e poetit recenzent te Agim Deskut. Libri është i ndarë në pesë cikle dhe përmban gjithësej 86 poezi.
Andaj duhët t`i shprehim mirënjohje znj. Shala e cila para se te jetë shkrimtare është një vajzë e një familje dhe të një fisi bujar e cila na freskoi një kujtesë kolektive me një hije të rëndë duke e kthyer vetën ne një libër qe meriton vemendje.
Poezinë e saj e mban dashuria tinglluese e lidhur si mishi për kocka,duke na bindur se vargu është si një lule qe din të zbukurohët me ngjyrat e ylberit.Kjo me bëri me të afërt me të dashur dhe me të çmuar për ndryshe nuk kishim me e mësuar kurrë kembanën e zemrës të Kumrie A. Shala si „Ylberja e fjalës“!....
Ulqin,djegagur 14.08 2022