Përse më le të iku
Nga ti atdhe
Përse edhe në paqë
Më duhet te të lë
Më vrau besimi
Ç`më mbyti ndërgjegjia
Si t`i them botës
Përse po iku tani
T`i them të vërtetën
Se nuk ka punë e as siguri
Kur të shkatërruan korbat e zi
Sa më dhemb shpirti e zemra
Qajmë kur shumë intelektual
Ty të braktisin
Ty zonjë dardane
Nënëloke e nëntokë e artë
Eh,dhe djep i bekuar...