Sa herë për ty mendoj
Dëshira që të shoh
Më shtohet
Në ëndrrat që të shoh
Zemra ime me shpirtin tënd
Më shumë afrohet
Edhe kur borë bie
Prania jote
Më ngroh si zjarr
Nga mungesa jote
Zemra digjet si vullkan
E ndien shumë mall
Me ty ndihem plot
E qetë, e lumtur
Shpirti ndien freski
Në përballje me sfidat e jetës
Kur të kam pranë
Kam shumë lehtësi
S'ndihem e vetme
Në ëndrrat
Ku ti aty je
Ndihem e përmbushur
Si kopshti me lule
Të kam e më ke.