Jam unë, apo je ti?
Ma thuaj, këtë nuk e di!
“Mos më thuaj, e mos më vlerëso mua:
Se çka kam bërë dhe kush jam unë, si njeri?
Unë mund të jem një hiq!
Apo si ta them;t’jam një askushi
Por më trego, se kush je ?
dhe çka ke bërë në fakt ti?
Për vend e popullin tënd-timin,
dhe a më je dikushi?!”.
“Lushi , qingji Lushi”,
ndërsa ky tjetri thotë askushi;
“kështu po e mendon e thotë: vetë Agushi”.
Ndonëse, këtë po e konteston ai
mirë por, po e vërteton edhe shoku i tij
që është pak ma i mençur,
më i sinqertë e ma real, vet Banushi!”.
“Kështu të njëjtit jemi Ne:
”Si Lushat, Agushat e Banushat”
për shumë punë e vepra të mëdha;
po del të Jemi askushat..!”.
Mos u kreno e mos u lavdëro në punën
dhe në veprën e të tjerëve...
Ngase e tregon veten tënde
se je i pa vlerë dhe i pa nder!
Më trego, siç thotë populli:
çka ke bërë e çfarë vepre ke lënë?
Të tregoj se kush je
dhe çfarë vendi ke zanë!
Sepse, ti je një njeri i pa vlerë;
i pa përgjegjshëm dhe i pa ndërgjegjshëm
Njëkohësisht je edhe i pa kultivuar,
je gjithashtu e ke me qenë ;
i pa moralshëm, i pa dinjitetshëm
dhe i pa nderë gjithherë...
Më vije keq që po ta them:
Mirë por në asnjë stinë, s’të vije era njeri, or i mjerë!
Xh.H