I doli fjala nga goja
Fare nuk e përtypi
Gazetat e publikuan
S’ishte gabim shtypi
Vërtet unë jam i pari
Them- bej çfarë të dua
Edhe flokët nga koka
Për këtë kam sakrifikua
Kam ndërruar shokë
Madje edhe pushtete
Për të ardhur këtu ku jam
Kam përjetuar kijamete
Shprehja e lirë e fjalës
Me ligj është e garantuar
Lerni të qetë Facebookun
Se pa para keni abonuar
Kam vetëm një keshillë
Punët e juaja vet kryeni
............................................
Karriges time mos ja mësyeni