Një copë bukë zotëri ma jep edhe mua
Pak mëshirë të kesh pashë dy sytë e tu
Më jep pakëz lek zotëri i parfumosur
Stomakun e kam bosh e shpresa më ka sosur
Pak buzëqeshje më fal asgjë s'të kushton
Vetëm pak minuta sa loti të më pushon
Zgjate dorën tënde në drejtim nga unë
Të ta prek veç pak ndoshta s'të prishë punë
Se jetën e dua edhe unë si ti
Fati më nxori në rrugë ah ky fat i zi
Hape zemrën tënde se këtu e pres mëngjesin
Strajcën time të leckosur fëmijët në shtëpi e presin
Zgjate dorën zonjë shtrëmbër mos më shih
Edhe unë kam ndjenja ashtu sikur ti
Shpirti im më dhemb dhe çahet në dy pjesë
Ti kërkon jetëzgjatje e unë kërkoj të vdes
Nuk dua pallate se s'njoh bregdet as hijet
Kçrkoj veç pak bukë sa t'i ngopë fëmijët
Kur e zgjasim dorën aty është kënaqësia
Kur ndihmojmë të tjerët na don dhe perëndia.