Liria jonë ka aromë UÇK-je, lirie e trimërie
Por njëkosishtë e veçanërisht, aromë Shqiptarie
E veçanta e kësaj është;sepse, ka aromën Amerikane
Aromën e një superfuqie botërore...
Ajo ka edhe përkushtimin e NATO-s, Evropës...
Liria jonë ka e do të ketë emër gjithmonë...
Ajo do ta ketë, aromën e luftës për liri
Ka aromën e gjakut tonë të derdhur
Aromën e luftëtarëve të lirisë dhe Pavarësisë!
Kujtesë, të mësohemi nga gabimet tona
Mos të thirremi në krenaritë tona boshe...
Liria jonë, ka aromën e të zhdukurve tanë
Aromën e popullit të përndjekur...
Në mënyrën-formën biblike, titanike e tiranike
Në milenium të fund shekullit njëzetë
Dhe të fillim shekullit njëzet e një...
Ajo ka emrin e të burgosurve të kësaj lirie...
Ka emrin e të dhunuarave, të luftës tonë heroike:
Të Nënave, motrave, grave e vajzave tona...
Ka aromën e të vrarëve të plagosurve;
të masakrave, të pa gjeturve dhe të zhdukurve !...
Liria jonë, ka aromën e gjakut tonë
Prandaj, kujtesë të veçantë:
Duhet ruajtur këtë aromë çlirimi e lirie!
Amerikë, një gjë po e di; pa ty s’do të kishim:
As liri, as çlirim dhe as Pavarësi!...