Fillon viti i ri shkollor
Me një turp të paparë,
Çka lyp “Zoti i Drejtësisë”
N’shkollat shqipe me celular?!
Që nga ora e parë mësimore
Jehon serbçe himni shtetëror,
Ku janë krerët institucionalë
Që janë kap me presh në dorë?!
Shih, drejtorë e pushtetarë
Janë të lidhur dëng me nyje,
Sillen rrotull kah t’fryjë era
Dhe askush s’u bie n’fije!
Mjerë Lugina e Preshevës
Çfarë poshtërimi ka përballë,
Klasë e çmendur politike
Sikur struci kokën n’zall!