Manifestimi tradicional kulturor e shkencor “ Takimet e Dom Mikelit”, do të mbahet edhe këtë vit në Stubull të Epërme të Vitisë.
Sipas njoftimit, manifestimi do të mbahen në muzeun e shkollës së parë shqipe në Kosovë në Stubull të Epërme të Vitisë.
Aty do të marrin pjesë mysafirë nga Italia, Shqipëria, Maqedonia e vendet e tjera.
Ky manifestim do të mbahet më 17 shtator, duke filluar nga ora 10:00.