Ti nuk je Mbretereshë përralle,
Ti je njomështi e kthjelltësi,
Ti je për ne Mbretëreshë reale,
Na zgjon në zemra një mal me dashuri.
Gjyshi të do më shumë se veten,
Më fal aq gëzim dhe ngrohtësi,
Veç me mbarësi e dritë e paç jetën,
Në çdo hap paç bekim e dashuri!
Ti je kaq e njomë dhe e pafajshme,
Ëmbëlsi e dritës së agimit,
Me gugatjet e tua prej pëllumbeshe,
Mi jep krahëp ranvere ti frymëzimit.
Ti ke ditëlindjen, je si vetë blerimi,
Na sjell gëzim e fort na ngazëllen,
Me ty qoftë dita, me ty qoftë bekimi,
Në zgjimin tim më i bukuri refren