Ty mësues të drejtohem me pak fjalë
Një sy vaj rrjedh nga bebëzat e mia lum,
Unë në shkollë e ti n’grevë për lek më shumë
Të lutem mos na braktis, se s’të kam faj unë.
Unë nxënësi i yt, nuk kam rrugë tjetër
Vetëm shtëpi-shkollë dhe anasjelltas,
Bota vrapon në hapa e ne ndalemi mbrapa
Ç’vlerë kanë lekët e ngritur n’dritë të fikur.