Tridhjetë vjet politikë
Po aq edhe pushtet,
Erdhën edhe shkuan
Si shkuma në det!
Pa lënë asnjë gjurmë
Në rrafshin popullor,
E ne i kremtojmë
Humbjet n’përvjetor!
Sa herë u gjobitëm
Për Himn dhe Flamur,
E disa të drejta
Që s’i gëzuam kurrë!
Për sa sy e faqe
Rrahëm gjoks n’tubime,
Kthesat historike
S’maten me dështime!
Tani narrativa...
Na vjen me dilema,
Edhe pela qorre
Na godet me shqelma!
Përçarjet u mbarsën
Me atë shenjën plus,
-Fshati që duket
Nuk do kallauz!
Sa ka përparuar
Lugina këto vjet,
Populli e tregon
Duke ik’ n’kurbet!
Fshatra të tëra
Mbeten pa njeri,
Por edhe shkollat
Tkurren si lajthi!
Mbetet veç asfalti
Dhe disa tenderë,
Me të cilët shefat
Thurën karrierë!
Me një të kaluar
Kur përzihet leshi,
-Jo çdo lugë e di
Çka ka brenda vegshi!