Ku u kam o, mësues dhe bajraktari Rrahman
Rrolin e mësuesit po e shdërroni në mjeran,
Për pak të holla po ua mohoni nxënësve mësimin
Athua një dikush që s’na do të mirën po ua jep guximin.
Ishe një mësues i «shquar» u bëre kryesindikalist
Për të fituar më shumë dhe për t’u bërë materialist,
Sot për pak lek, i lë nxënësit pa shkuar në shkollë
U prinë grevistëve të arsimit, duke i humbur qindra orë.
Dikush jo i rëndësishëm po e nxitë këtë banalitet
Që e krahason diturinë e nxënësve baraz me lek,
Nuk po dihet, a jeni ju misionarë të dijës e shpëtimit
Apo jeni stoli e ndryshkur e shkatërrimit të arsimit.
Për fat të keq kjo qeveri ka qëlluar jo dorëshlirë
Nuk po ua plotëson grevisëve dhe të vetmen dëshirë,
Herë me të drejtë e herë pa të drejtë sepse nuk e meritoni
Është e dhimshme kur mësuesi nxënësit e vet për lek i bojkutoni.