Nga maksima jonë e vjetër dhe njohur
Populli është brengosur, i mërzitur ku thot:
S’duhet vajtuar fort këtë gjendje të stërzgjatur
Mos të rrimë kot, kjo grevë duhet të zgjidhet disi
Dhe, s’duhet qajtur shumë me lot!
Thot:Neve kjo gjendje hiq nuk po na dihet
Ku e kem kokën, e ku i kemi këmbët?
të pa pjekura po thonë, po i hajnë mollat
Derisa të mëdhenjëve, puna hiq s’po ju shihet
Nxënësve si duket, po ju mpihen dhëmbet?
Ndërsa, fëmijëve tanë, ju kanë ndalur shkollat..!
Kjo grevë po thuhet e shkruhet, se është jetike
Dhe se është e organizuar nga sindikata
Ndërsa, disa të tjerët thonë se, është krejt politike…
Përderisa prindërve e mësimdhënësve të tyre
Me sa duket, ju ka dalur nga dora situata?
Ata janë në hall e zgripc, me dilema të mëdha…
Dhe, shumë arsyeshëm pyet populli:
Përderisa nxënësit, të rinjët tanë janë të ngujuar
Apo shetisin rrugëve pa krye dhe pa arsye…
Ngase, këtë gjendje po e pësojnë shumë keq
“A thua janë pë të mirën e tyre dhe tonën?
Me Zotin dhe me natyrën e hapsirën njerëzore
Apo siç shihet e duket, Ata janë me dreq?!”.
Në një anë me qëndrim e vendosur sindikata
Në të njejtat binarë arsimi e opozita
Në mes po qëndron pa presidan, kjo politika…
Në anë tjetër kokforte dhe pa alternativë, pozita
Populli i ngratë s’din kah t’ja mbajnë, ka shumë dilema…
Dhe në këtë kohë të nxehtë, “janë krejt t’mërdhirë
Po bëjnë sehirë e rrinë anash të mpirë..!”.
“Po thojnë, të mjert Ne: “Athua nuk ditëm?”
Dhe vaj halli këtë kohë si e pritëm?!’’...
Po thojnë: Jemi në dilema tepër të mëdhaja:
T’i mbyllemi më mirë, ndoshta krejtë institutcionet…?
Ne ju themi e ju lutemi shumë, me një lutje të rrallë:
Gjeni një kompromis , merruni vesh në mes veti
dhe mos të bëhemi krejt prrallë…
Qeveri, pozitë këshill grvist dhe ju opozitë;
mos u bani gaz i krejt botës...
Urgjentisht e domosdoshmërisht, duhet vendosur
Po mendojmë se duhet të ket fund kjo grevë-njollë;
Që e tërë Kosova të shkojmë në punë,
dhe të vazhdojmë në shkollë?!...