Shkëmbime mendimesh

Kultura

Shkëmbime mendimesh

Nga: Alketa Osmanaj Më: 15 shtator 2022 Në ora: 22:47
Alketa Osmanaj

Në mendim fillova diçka të dyshoja

Mora laps e letër të shkruaja fillova

Nuk preferova aq me pak të ndaloja

Se mendimet i shprehu në letër

Që me fjalë veshtirë për t'u cekur.

 

KAM NEVOJEË

Kam nevojë me takue njerëz

Oë më besojnë e nuk më tradhtojnë

Kam nevojë për dikë që më jep inspirim Për të ndërtuar pak motiv

Kam nevojë për pak qetësi

Në momentet kur kam veshtirësi

Kam nevojë për pak dashuri

Kur zemra ime ndjen ligshtësi

Kam nevojë të qëndroi me ata njerëz

Që nuk genjejnë e nuk urrejnë

Po sytë e tyre vetëm shkëlqejnë.

 

MENDJA

Një mendje e pastërt

Githmonë ikën nga lufta

Dhe kërkon paqë

Nië mendie e zezë

Ikën nga drita e futet në terr.

 

MOTIV

Dua motiv

Në mëngjes më u zgju

Dua motiv

Gjatë ditës me punu

Dua motiv

Oë natën më mendu

Dua motiv

Më pas atë që du

Dua motiv

Dikujt dashuri më i dhuru

Dua motiv

Edhe kur jam dëshpëru

Dua motiv

Kur jam në prag më u dorëzu

Dua motiv

Oë nesër me mua

Dikush më u krenu

Dua motiv

Që kur vdes

Mirësisht Me Më kujtu

Thjesht, dua motiv

Jetën time me jetu.

 

I SHKRETÉ

Ti je i shkretë

Kur ti nuk e di

Se çfarë kërkon

Nga kjo jetë

Ti ie i shkretë

Kur e sheh veten

Se n' fillim t'rrugës

Ke ngec

Ti je i shkretë

Kur e di veten

Se as andej, as këtej

Nuk ke mbetë

Ti je i shkretë

Kur vendosesh

Në rrugë të drejtë

Por prapë futesh në kthesë.

 

NUK SHKON

Èshte normale

Që hpresa na mbanë gjallë

Por nuk shkon gjithmonë

Të jetojmë me mall

Nuk shkon çdoherë vetëm ulur

Apo duke u ngushëlluar

E duke u lutë

Sepse fillon dikur

Edhe shpresa m'u këputë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat