Të nderuar zonja dhe zotërinj!
1. Luteni që të gjithë peroneli arsimor, të gjithë përgjegjësit që lidhen direkt ose indirekt me procesin mësimor, ta kaloni këtë situatë të bllokuar!. Vlerësoj se është koha që të gjitha palët të reflektojnë dhe të normalizohet sa më parë fillimi i mësimit në gjithë Republikën e Kosovës.
2. Mërgimtarët presin që institucionet e shtetit ta mështesin mësimin plotësues dhe jo tani edhe në atdhe të shkaktohet bllokadë totale me përmasa të turpshme. Me vite të tërë kemi punuar për të ruajtur gjuhën te fëmijët mërgimtarë, pa pyetur asnjëherë për pagesën dhe vështirësitë , që na kanë përcjellur.
3. Ju kujtoj me vrazhdsi dhe pa rezervë, se nuk jemi më në kohën e Millosheviqit, i cili regjim na sabotonte si dëshironte procesin e mësimit, duke na bllokuar edhe objektet shkollore!
4. Jam shumë i vetëdijshëm se "dikush ka pranuar bonus", (nga burimet e errta antishqiptare) që me këtë rast të sabotohet edhe "Abetarja Kombëtare", për të parën herë në historinë e re të shqiptarëve, i cili botim është legjitim për çdo shkollë për gjithë shqiptarët në Gadishullin Ilirik! Edhe këtë proces, edhe këtë projekt, edhe projekte të tjera askush nuk do të ketë forcë më t'i bllokojë. Luteni të reflektoni!
5. Ka kohë që në historinë më të re të këtij fillim shekull edhe për shqiptarët janë hapur dhe rreshtuar dy faqe; ajo që quhet "faqja e bardhë" ku shënohet ndërtimi i të ardhmës, rradhiten veprat e mira dhe ajo "faqja e zezë" ku shënohet bashkëpunimi me okupatorin duke sabotuar institucionet e shtetit të Republikës së Kosovës!
Me këtë rast po ju përcjell disa foto pas një vizite te “Mësonjtorja e Korçës” për rikujtimon e rrugtimit historik të shkollës sonë…!