Shqiptari dhe serbi
Dy fqinj kapedanë,
Dalin për t´peshkuar
N´Liqenin Ujman.
Mirëpo, me siç thonë
Çdo kujt s´i ecë zari,
Nën një kulm jetojnë
Qari dhe zarari!
Hidhet grepi n´ujë
Shqiptari me fat,
Pa prit e kujtuar
Zë peshkun e artë!
Qe një gëzim i madh
Shqipja me përvojë,
Peshku majë grepi
Nis e flet me gojë!
A ma falni jetën
- O të priftë e mira,
Do t´ua plotësojë
Me qejf tri dëshira!
Jo! - tha peshkatari
-Çfarë po medon?
Mos deshe të mbetem
Pa një racion?!
Fqinji për bri
Kërcen sikur plesht,
-Po fale, ore
Mos u bënë i leshtë!
Nuk ka më mirë
Se të jesh ballëlartë,
T´ia falësh jetën
Një peshku të artë!
U bind shqiptari
Të falë si gjithmonë,
Peshku kërcen n´ujë
Dhe nis të vibron…
O peshkatar i mbarë
-Të falem sërish,
Çdo dëshirë e jote
Për fqinjin dyfish!
Desh plasi shqiptari
Një mllef e tërbon,
Për pak sa nuk ra
Me kokë në Ujman!
E mendon shqipja
Dëshirën e parë,
-Dua sa një kodër
Një thesar me ar!
Dyfishin e kësaj
E merr fqinji troç,
Po i vijnë të mirat
Si shiu n´kollomoç!
Dëshira e dytë
Vjen me dashuri,
-Dua dy nuse
Të bukura hiri!
Serbi nuk përmbahet
Nga të mirat plus,
Por, dëshirë e tretë
I doli baksuz!
Shqiptari kërkon
Një diçka të vogël,
T´i hiqet me nder
Vetëm njëra gogël!
Serbi desh u çmend
Nga dëshira e tretë,
Pa të cilat jeta
S´ka fare lezet!
Kjo mesele ngjanë
Në Open Ballkan,
Dikush pa dy gogla
Mbetet përgjithmonë!
Sevdail Hyseni
(Karikatura e përpunuar marrë nga interneti)