Dikur më herët im at, Hemi ndjesë pastë
Që ishte shumë njeri dhe punëtorë i madh
Shortonte mollë, ku i kthente në dardhë
Në pleqëri e kishte lëshuar, një mjekër të bardhë
Më këshillonte e më uronte vazhdimisht mua:
Biro qofsh gjithmonë me shëndet e jetë të gjatë
Paçi fatin e mirë e të mbarë !
Në fund një porosi të fortë, ma pat lënë:
Djali im, sa të mundesh puno si njeri
Me dinjitet, ndërgjegje, nder mirë e drejt
Mos lëndo, mashtro e mos tradhto askënd!
Më pat thanë diçka, edhe mixha Faik:
Rri, qëndro këtu në vendin tan, o xhan
Kështu mendon familja, e të thotë çdo mik
Mirë por punoni për vend e mos rrini kot
Mos ke frikë nga askush, rri e mos ik
Që kjo tokë e larë me gjak e me lot
Të ketë rend, ligj, shtet e Zot!
Pak më ndryshe mendonte, edhe axha Can
Shikonte me vëmendje dritën elektrike
E më thoshte:”djalë ti vendos vetë çka bën
Dëgjoje zërin e zemrës dhe të mendjes
Dëgjoj fjalët e të mençurve se çka kanë thënë;
sepse në fund të fundit, je e zeza e kresë tënde!”
Më pat thënë dikur diçka, edhe baca Lush:
“Në daç ti me u bë e me qenë dikush?
Mos e dëgjo askënd e puno me krye tënd
Se kështu kish pas punuar , vetëm një Qaush
kujdes, ruaju siç thotë populli: Se shkon si qeni n’rrush!”
Besa- besë kështu më këshillonte
e më thoshte shpeshherë, edhe baca Lam :
Mos e bjer punën asnjë here ngushtë
“Mos leh si qeni i keq, hamë e hamë”
Mos e len me ta lan kile as kënd
Sepse, sa dush me qen azgan
Kurrgjë kurrë kujt ma s’mund i banë
Veç se mbetesh një askush
dhe je e zeza e fatit tënd…!”
Mirë por ime ëmë, Mira ndjesë pastë
Ishte grua shumë e mençur dhe fisnike
Mi pat lanë porosi edhe ajo shumë fjalë:
Bëhu i mire sa të mundesh, biri im
kurrë mos u nxin ngushtë me fjalët tuaja
Dhe mos u ngatërro e mos bie në bela me askënd
Gjithmonë fjalën e fundit kurrë mos e qit të parë
Ndonëse do të ti vije koha e do të pendohesh
Dhe shumë shpejtë ke me u bë pishman!...