Pse po bëhemi aq t’zi për vehtën,
t’mbjellim zi aq shumë për jetën!
Me veprime t’pa menduar,
ardhmërinë për ta mjeruar!
Pavarësisht nga hallet tona,
nxënësit kurrë s’ndalen nga shkolla!
N’këtë kohë nxënësit s’ka shpenzime,
tani për nxemje s’ka pagime!
Nesër kur është ftohët,
nxënësit pa nxemjes’vijon n’shkollë dot!
Nga mungesa për energji,
nxënësit tanë prap mbesin n’shtëpi!
Nxënësit n’shkollë shkojnë për dituri,
mos t’rëndohen me tollovi!
Dreçi i zi n’shtëpi ka hy,
ndalon rrugët që bijnë dritë n’sy!
N’mësimnxënie dituria që t’jetë,
derën e hapur shkollat ta ketë...