Dikush thotë :
Shteti është me rëndësi
Tjetri thotë:
Ska rëndësi shteti
N'mes kêtyre dy taborrëve
Krijohet një gjurllti.
Shtet është nocion i vjetër
,por jo edhe aq sa njerëzimi
Dikur edhe pa shtet
Njërzitë i rregullonin
Raportêt n' menyrë shumë perfekte
E ndihmonin njëri tjetrin
E nderonin dhe dëgjonin
Me shumë respekt
Pantifex Maximusin!
Përsonin t'cilit
Ia kishin besuar fatin e vetë.
Shtete ka shumë m'Botë
Gjermania është shtet.
Qili, Koreja e Veriut
Kosova gjithashtu
Por as njëri nga këto shtete
Nuk i trajton njëjt qytetarët e vetê .
Atyre që thonë shteti ska rëndësi
Dhe atyre që thonë shteti ka rëndêsi
Duhet t'ju thuhet:
Shteti ka rëndësi :
Vetëm dhe vetëm atëherë
Kur ju krijon mirëqenje
Punësim , arsimim
Dhe mbrojtje shëndetësore
T'gjithë qytetarëve t'vetë.
Një shtet si Kosova
Që ua mbylli shkollatë
Nxënsve që 18 ditë
Nuk është n' shërbim
As t'ardhmês së dijës
Dhe arsimimit të qytetarëve t'vetë.
Mbyllja e shkollave
Nga cilido shtet
Është vetëm diktaturë
Dhe rrênim e t'ardhmês
Së qytetarëve t'vetë.
Mos harroni se:
Nderprerja e mësimi n'Kosovë
Është pa pêrgjegjësi e madhe
E Rrahman Jasharit
Dhe qeverisë aktuale
Mos marrëveshja në mes tyre
Është me pasoja makabre anti kombêtare,
Sepse një popull pa arsim
Jetonë gjithmonë n'terr dhe mjerim .