Unë e ndieja Marinë. Çdo pjesë e trupit tim ishte e lindur për të. “Ndoshta duhet të martohemi.”, - më propozoi ajo. “Është vendim i mirë. Ta lëmë martesën, pasi të kthehem nga lufta e Kosovës, zemër?”, - i thashë. Ajo disi nuk ishte komplet dakord, por e pashë që ishte në gjendje të më priste mua. Mendja më shkonte tek ai djaloshi, te Mario, por nuk e besoj se Maria ndien gjë për të. Femra kur dashuron, dashuron vërtet....
Natën kur shtriheshim për të fjetur, të dy rrinim afër njëri-tjetrit, të ngjitur me shpinë. Shpesh e linim një hapësirë ndërmjet. “Do të doja të mos të të kisha thënë që po largohesha për në Itali.”, - më tha Maria. “Të kujtohet kur vishje atë fjongon e bardhë rreth qafës?”, - i thashë. Qeshi dhe hija e hënës që i binte mbi profil të fytyrës e bënte edhe më të bukur Marinë. U afrova afër jastëkut dhe e ndieja aromën e saj që vinte nga flokët. “Ajo ishte qaforja ime.”, - tha lehtë ajo. “Po, më pëlqente ajo.”, - i tashë.
M’u kthye ai imazh i asaj qaforeje rreth qafës që e mbante Maria dikur. Ëndërroja me sy gjysmë të mbyllur. “Nuk shoh se mund të kthehemi prapë aty ku ishim.”, - i tashë. “Jo.”, - m’u përgjigj ajo. E ktheu kokën kah unë. “Por jam në rregull me këtë”. Nxori këto fjali nga buzët e saj të ëmbla. “Po, dhe unë.”, - ia ktheva. Dhe kështu u bëmë të varur...
Disa pjese nga romani "Ti" i shkrimtarit Ilir Muharremi.
...