Lërini xhepat
E karrigat
E mos bëhi gazi i botës
Hapni shkollat fëmijëve tanë
Mos t'pendohen nesër
Pse i " takojnë " kombit shqiptarë.
Lërini xhepat
Për një qast harrone shkamin
Venia gishtin tamthit
N'cilat shtete të Ballkanit
Ka ndodhë?
Një muaj ditë
T'iu mbullën shkollatë fëmijëve
Për interesa t'dinarit?
Kêtë marrëzi
Sdo ta bënte as gomari.
Qeveri e Sindikatë
Sindikatë e qeveri
Si dy thas me plotë marrêzi
I lanë fēmijët pa shkuar n'shkollë
Njëra t'jetrën e fajsojnë
N'vend që fëmia
T'ishin n'shkollë
Bredhinë rrugëve
Me libra n'dorë
Hapni shkollat sa më parë
Sa nuk është bërë vonë
T'jeni bindur se
Për një veprim
Kaq anti kombëtar
Historia do t'ju ndëshkojë
Këtë t'keqe anti shqiptare
Kurrë për jetë
Sdo ta harrojë.
N'këtë gjithë kalvar
Përplasjësh qeveri e Sindikatë
Viktimë bijnë fëmijët e pafajshëm
E ardhmja e kombit tonë.
T'cilët me pa durim presin
Për të vazhduar mësimet n'shkollë.
Edhe mësuesit nuk kanë faj
T'gjitha qeveritë n'vendin tonë
As njëherë t'vetme
Arsimin nuk e kanë patur prioritet
Megjithatë
Për t'gjitha anomalitë n'arsim
Pa t'drejtë i akuzojnë mësuesit e shkretë.