Edhe dje edhe sot
E vogël akoma mbeta
Për fatin tim të mirë
Më është zgjatur jeta
Tani nuk jam sikur dje
Jam me tjetër vlerë
Eshtë rritur edhe çmimi
Mua për të më blerë
Edhe deputetët aktual
Kanë konsideratë
Më ruajnë si sytë e ballit
Çdo ditë e çdo natë
Dikur isha me shumë nam
Edhe të tjera detyra
Tani jam vetëm për tryezë
E jo edhe për fytyra
Nuk jam më parlamentare
Ma ka kaluar mandati
Për hudhje nëpër fytyra
Më ka skaduar afati