Jam ulur në kodër të mbjellë me bari
ku një ditë është shumë e ngadaltë
nuk kërkoj asnjë vendim nga zemra,
kudo që më shpie jeta e pëlqej jetën,
e pëlqej agun e ngrohtë të mëngjesit.
Në kokën time ka një kënd që quhet
kujtesë, dhe mendime të ndryshme.
Poezinë që e shkruaj unë nëpër jetë,
me gjak mendimi i jap formë ideve,
poemave të rrugëve dhe të revoltave.
Mos i ngjafsha kujtesës që harron,
në poemë kam disa heronj të kohës
që me bletë e mjaltë morën arratinë!
Figura emocioni e shtrëngojnë fjalën
dhe i japin kahe njeriut nëpër kohë.
Pyes, ku duhet të marrë pavdeksi, në
cilin kahe të kohës dhe në cilën krah,
gjuha dhe shkronja janë të martuara,
dhe shtrirë janë gjerë e gjatë në libra.
Mos i ngjafsha kujtesës që harron,
ipet jemi trashëgimtarë të pellazgëve
lexoj në gurin e shkruar të Vetimës.
Atdhe Geci - Dortmund, shtator, 2022