Në vend të mirëmëngjesit
Të thash mirëdita
Ah ,si pranë teje
Turbullohem e gjitha
Ç'më bëre vallë
Nuk e prisja
U bë kohë pa të parë
Më griu brenga e malli
Po vdisja
Çeli gjethi
Ti u bëre bredh
U tha edhe gjethi
Ti ngele lis
Çfarë do bëhet vallë
Do rrish në heshtje
Çdo ditë Po të pres
fjalët po i gris
Ikin ditët
Netët arratisen
Arratisëm si zog shtegëtar
Në fole dua të strukëm
Me frymën tënde
Të ngrohem
Mërgimtar
Si zog pa krah
Në folen që ngrita
Dua të flen
Ti e di
Kjo ëndërr më vrau
Si rrufe
Kryqëzova ëndrrat
Që m`i fale
Magji
Magjinë e kishe në sý
Flirtoja me erën
Të gjitha stinët pranëverë
Në sytë e ty
Një çast u ndale
Kryqëzuam epshin me sy.