Dhe nëse shpresat shumë nuk premtojnë
E ëndrrat e mija, njëra pas tjetrës shuhen
Dy ëndrra mbeten, shpirtin e ngushëllojnë
Ani pse ndoshta me fjalë nuk përshkruhen
Ëndrra ime e parë është një lutje për bekim
Për bjeshkën time, për ty dhe për lulet e mia
Tërthorazi edhe për mua se ju jeni shpirti im
Ju jeni në zemrën time, ju bekoftë Perëndia
Dhe kur t'i vie radha ëndrrës sime të dytë
S'di në cilën dekadë jete do të më gjëjë mua
Në një cep të bjeshkës sime dua t'i mbyll sytë
E me frymën e fundit ty të të them: "Të dua".