Si t‘ia bëj me hall t‘zi,
me dhimbje mbeta dhe n‘vetmi…
Vijnë kujtimet si pllumba t‘shkruar,
dhembjen mendjes për t‘ia shëruar…
M‘grumbullohen dhembjet n‘kokë,
zgjidhja kurrë s’më vije dot…
Kush atje shkoj s‘erdhi kurrë,
edhe tjerët marrin atë
udhë…
Shikohet se rrugë tjetërë s‘ka n‘jetë,
veç vaji me vajin për t‘u zatetë…
Shkon n’punë e prap je n‘jetë,
dhembjen kurrë pa e hjekë…
Me i’a lehtësu pak jetën vehtës,
me kujtimet e s’vërtetës…
Humaniteti na ndihmon,
jeta përbashkët na lehtëson…
T‘i kuptojmë hallet n‘këtë jetë,
për t‘i dhënë vehtës gajret…