Si gjithëherë kur zgjohen përshpërisin ëndërrat e tyre
Njëri kishte shkuar në hënë dhe kishte zbritë përsëri,
Tjetrin e kishte lënë makina n’rrugë duke shkuar në gjithsi
Tjetri duke shkuar në shkollë ishte frikësuar nga një qen i Zi.
Sëcili fëmijë i frymëzuar shpjegon ëndërrat e veta
Unë nuk kisha frikë thotë ai që arriti deri në hënë,
Tjetri, as unë s’kisha frikë po t’i prek rrezet me dorë
Unë tha tjetri, luta gjyshin, kisha frikë të shkojë në shkollë.