Rezultatet e punës në digjitalizimin e gjuhës shqipe, të udhëhequra nga z. Lulëzim Shishani e të përkrahura nga Qeveria e Kosovës, në këtë vit jubilar për gjuhën shqipe, nuk kanë të ndalur.
Ky fjalor i madh drejtshkrimor i gjuhës shqipe në formatin e printuar do të ketë:
Rreth 8000 faqe me dimensione 2 metra gjatësi e 1.2 metra gjerësi, me shkronja të madhësisë normale.
Mbi 100.000 zëra e 200.000 kuptime të fjalëve, mbi 9.000 folje, 59.000 emra, 35.000 mbiemra, mijëra sinonime e antonime.
Mbi 8 milionë forma fjalësh dhe rreth 4.5 milionë forma fjalësh të papërsëritshme.