Faleminderit ministre
Për propozimin e qëlluar
Si nuk na shkoi mendja
Shtëpitë për t,i izoluar
Nga sot vendosëm
Të blejmë qebe dhe jorgan
Do izolojmë shtëpitë
Bile- bile në katër anë
Për këtë, falënderohemi
Edhe ta dijmë për nderë
Do t,i izolojmë dritaret
E pse jo edhe çdo derë
Hyrjet dhe daljet tona
Nuk do jenë të shpeshta
Shpresoj të adaptohemi
Me dorëza- qorapë të leshta
Këtë ofertë të ministres
Mjerisht shpejt e humba
Uroj që në këtë dimër
“Të mos marojmë thumba”