Si nuk ndërrojnë shekujt
Në asnjërën stinë
Edhe në njëzet e njëshin
Janë të njëjtit
Në ditëlindjen e nipçes të Eronit
Mbeta pa viizë e pa fluturue
Pa përqafimin dhe buzëqeshjen e tij
Flokarttit dhe sy kalërit të ngjyrave ylberiane
Ky shekull borxh na ka lirinë
Dashurinë që nuk e patëm kurrë
Asnjëherë si Zhan Zhak Ruso
Edhe ne i ngjajmë Jan Pallahut
Ndoshta duhet më e djegë një ditë trupin
Siç na është djegur që pesë shekuj shpirti
Në këtë ditë të gëzimit e haresë
Cili më jep pak buzëqeshje
Të pi e të bërtas deri në Paris
Kongresin e Bërlinit e mallkoj
U pa fytyra e Evropës plakë
Edhe pse ne çdo ditë i lindim fëmijë
E mbajmë në gji për mbretëreshë.
Sot në pranverën e 18 ngriti dolli pêr ty Eron!
01 tetor 2022 AGIM DESKU